Skuadra e Hidramar Gran Kanaria u shpall kampione e kampionatit të volejbollit për femra në Ligën e Volejbollit Iberdrola, duke festuar kështu titullin e dytë në 3 sezonet e fundit.
Deri këtu, gjithçka ëshTë në rregull por problemet janë në ceremoninë e mbajtur për dhënien e medalies. Drejtuesit e ceremonisë kanë ngatërruar medaljet e arit, duke iu dhënë fitueseve një medalje të kampionatit të meshkujve.
Këtë detaj, e kanë kapur fotografët ndërkohë që nuk ka vonuar as përgjigja e njërës prej lojtareve.
“Ka ardhur koha… por kurrë nuk e kisha menduar se do të marr medaljen e kampionatit të meshkujve”, u shpreh volejbollistja Helia Gonzalez.