Finalja e dytë e playoffit në konkurrencën e meshkujve në Superligën A, do të luhet të enjten dhe, bazuar edhe në atë që pamë në përballjen e parë, do të shohim një tjetër ndeshje tejet interesante.
Po flasim për dy ekipet më të mira të volejbollit në Kosovë këtë sezon dhe gjithçka është e mundur të shohim e të ndodh.
Peja në këtë ndeshje futet pas fitores në përballjen e parë me rezultat 1-3 (23-25, 25-22, 21-25, 23-25) në palestrën "Bill Klinton", ndërsa kësaj radhe do ta ketë avantazhin e të luajturit si vendase.
Në anën tjetër, kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Ferizajn që ta fitojë, në mënyrë që mos të mbetet shumë prapa pejanëve, të cilët janë vetëm dy fitore larg titullit.