Të enjten e gjithë vëmendja e komunitetit të volejbollit kosovar është te ndeshja e parë finale e playoffit të Superligës A, femrat, mes Dritës dhe Skenderajt.
Luftë e madhe për çdo pikë pritet nga këta dy gjigantë të elitës së volejbollit, me të dy ekipet që treguan super paraqitje përgjatë rrugëtimit drejt finales.
"intelektualet" në gjysmëfinale mposhtën M-Technologien 2-1 me ndeshje, ndërsa Skenderaj u tregua e fortë për Fer Volleyn, të cilën e mposhti 2-0.
Finalja e parë mes Dritës dhe Skenderajt luhet në palestrën "Bashkim Selishta-Petriti" në Gjilan, të enjten me fillim nga ora 20:00.