Shuplaka ndaj lojtares së Korça Volley i ka kushtuar liçencën trajnerit të volejbollit, Romeo Xega.
Ky i fundit në ndeshjen Korça Volley U18 ndaj Dinamos U18, dhunoi fizikisht lojtaren e tij Rovena Goga të cilën e goditi me shuplakë.
Bazuar në këtë ngjarje, Federata Shqiptare e Volejbollit njoftoi se do t’i heqë liçencën trajnerit duke e përjashtuar përgjithmonë nga e drejta për të ushtruar profesionin e tij.
Sipas Komitetit Ekzekutiv të Federatës, Romeo Xega ka qenë edhe herë të tjera subjekt i Disiplinës dhe në këtë formë e përjashton përgjithmonë me arsyen se dëmton imazhin e volejbollit shqiptar.