Të dielën, Ferizaj pret në palestrën "Bill Klinton", Pejën, në finalen e tretë të playoffit të Superligës A, meshkujt.
Me luftë për çdo pikë e aksion në secilën ndeshje po përcillet kjo seri e finaleve, të paktën nëse flasim nga ajo çka pamë në dy ndeshjet e para.
Të dy ekipet kanë nga një fitore, ndërsa Ferizaj do ta ketë avantazhin e nikoqirit në këtë përballje.
Ndeshja zhvillohet më 7 maj (e dielë), me fillim nga ora 17:00.