Romeo Xenga ka kërkuar ndjesë publike për shuplakën ndaj volejbollistes Rovena Goga.
Trajneri i ekipit U18 të Korça Volley godet lojtaren e tij.
Të shumta kanë qenë reagimet ndaj veprimit të dhunshëm të trajnerit korçar. Federata Shqiptare e Volejbollit njoftoi se do t’i heqë licencën trajnerit duke e përjashtuar përgjithmonë nga e drejta për të ushtruar profesionin e tij.
Sipas Komitetit Ekzekutiv të Federatës, Xega ka qenë edhe herë të tjera subjekt i Disiplinës. Tani është përjashtuar përgjithmonë me arsyen se dëmton imazhin e volejbollit shqiptar.
Jo vetëm Rovena Gogën, Xega ka goditur edhe Aleksia Saqellarin, tjetër volejbolliste e Korça Volley.
Në një prononcim për TCH, trajneri deklaroi “Ishte një moment emocional, i ngarkuar nga adrenalina dhe finalja. Kush merret me sport e kupton.
Kur e sheh duket pak e ekzagjeruar.
Kërkoj falje nëse kam prekur ndokënd, por me vajzat e familjarët e tyre kemi marrëdhënie shumë të mira.
Ka qenë një veprim shumë i nxituar, pasi duhet të ishim pyetur për ngjarjen ne, vajzat apo familjarët e tyre”, u shpreh Xega, të cilit i kanë dalë në krah edhe dy adoleshentet e goditura prej tij.