Kontribues i madh i volejbollit, Lulzim Gërguri, shpreh hapur pakënaqësitë që ka me organet përkatëse në Federatën e Volejbollit ë Kosovës.
Gërguri tërhiqet nga aktivitetet e volejbollit, duke treguar arsyet e tij.
“Personat zyrtarë (referët, vëzhguesit) nuk mund të zgjedhën me vota apo jarani.
Janë organet Profesionale që e certifikojnë një refer apo vëzhgues në bazë të kritereve të parapara ku kriteri primarë është njohja dhe zbatimi i Rregulloreve në bazë të cilave organizohen dhe zhvillohen garat.
Caktimi i vëzhgueseve në mënyrë arbitrare dhe pa plotësimin e asnjë kriteri është shkelje e rëndë që e vënë në dyshim edhe tërë rregullsinë e garave.
Duke mos dashtë që në asnjë mënyrë të lidhet emri ime me shkelje dhe keqpërdorime të asnjë lloji deklaroj tërheqjen time nga aktivitetet e FVK”, ka bërë të ditur Lulzim Gërguri, vëzhgues ndërkombëtar.
Gërguri ka qenë një kohë të gjatë Komesar i Garave dhe në Komisionin e Garave po ashtu ish volejbollist i shquar.