Sonte në orën 18.00 vuloset titulli i kampionit në palestrën e sportit “Bashkim Selishta” në Gjilan.
Gjilanasit paralajmërojnë se mbi 3 mijë shikues do të janë në palestër dhe do të jetë një atmosferë e rrallë e volejbollit në konkurrencën e femrave.
Drita ndeshet me Skenderajn, në finalen e pestë të play-off-it të Superligës së Kosovës.
Në seri të fitoreve janë baras (2:2).
Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi dhe ai i Skenderaj, Yll Kadriu, janë në drithërima.
Si Ilazi si Kadriu e kanë më së të qartë, se gabimi më i vogël më nuk ka kthim pas, humbet titulli i kampionit.
Drita apo Skenderaj, cila do të jetë më afër qëllimit?
Një dihet se as Ilazi e as Kadriu nuk kanë fjetur si duhet, secili duke menduar taktikën e lojës së fitores që ua sjell titullin.
Tifozët “Intelektualët” paralajmërojnë një atmosferë për mbamendje.