Volejbollistja Leonita Hoxha i është bashkuar Skenderajt.
KV Skenderaj e vlerëson si përforcim të madh Leonitën dhe i kanë synimet e qarta për edicionin e ri, titullin dhe Kupën e Kosovës.
“Vazhdojmë me përforcimin e radhës.
KV Skenderaj ka arritur marrëveshje me lojtaren mjaft cilësore Leonita Hoxha, e cila luan në pozitën e qendrës dhe është pjesë e Kombëtares së Kosovës.
Leonita karrierën e ka filluar në Lipjan, KV Ulpiana, pastaj me vonë ne KV Prishtina; nga viti 2021 pjese e Kombëtares së Kosovës.
Në vitin 2021-2022 luan me sukses në KV Drita.
Në vitin 2022-2023 luan për KV M – Technologie.
Leonitës i urojmë mirëseardhje në KV Skenderaj dhe i urojmë shumë suksese, ndërsa klubi ynë është duke punuar për të sjellur transfere të tjera dhe për të rifreskuar skuadrën”, njofton Skenderaj.