Kombëtarja U19 e Kosovës, femrat, e cila do të marrë pjesë edhe në Kampionatin Ballkanik.
Sonte (e martë) mbajti grumbullimin e dytë seleksionues në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit.
Selektori Berat Husaj dhe trajnerët Rudina Berisha e Drilon Haziri vështruan nga afër përgatitjet e më shumë se 60 lojtareve pjesmarrëse në këtë grumbullim.
Pritet që nga ky seleksionim të përzgjidhen 14 volejbolliste të cilat do ta vazhdojnë garën më tutje.