Kombëtarja U19 e Kosovës, meshkujt, ka mbajtur grumbullimin e parë, të mërkurën mbrëma, në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit.
Në këtë grumbullim morën pjesë 63 lojtarë të cilët iu nënshtruan testeve tekniko-taktike dhe matjeve antopometrike, nën vëzhgimin e selektorit Blendi Haxhikadrija dhe trajnerit Fatlum Hajrizi.
Kujtojmë se Kosova U19 do të luajë në Kampionatin Ballkanik, në Shqipëri, mes datave 11-15 korrik.
Në grumbullimin e dytë numri i lojtarëve do të përgjysmohet sipas seleksionimit.