Kombëtarja e Kosovës U19, meshkujt, e Kosovës ka zhvilluar sot grumbullimin e dytë në Drenas.
Në këtë grumbullim morën pjesë plot 32 lojtarë, nga i cili do të përzgjidhen 14 lojtarë.
Selektori, Blendi Haxhikadrija është ndarë i kënaqur me ekipin, por që ka potencuar se do ta ketë shumë të vështirë përzgjedhjen e 14 lojtarëve.
Kujtojmë se Kosova U19 do të luajë në Kampionatin Ballkanik, në Shqipëri, mes datave 11-15 korrik.