Theranda është shpallur kampione e Kosovës për grupmoshën nën 16-vjeç, të shtunën, pasi mposhti në finale Malishevën, në Ferizaj.
Ishte një finale tejet interesante të shikohej, me therandaset që arritën të triumfojnë me rezultat 2-0 (25-21, 25-23).
Theranda dominoi të dy setet, me rivalet që arritën të ngushtojnë diferencën në vetëm dy pikë në setin e dytë, por që nuk mjaftoi t'i mohonin titullin vashave nga Theranda.
Për të arritur deri te titulli, Theranda në gjysmëfinale mposhti Kastriotin me rezultat 2-0 (25-15, 25-22), ndërsa Malisheva preku finalen pasi në ndeshjen paraprake mposhti Ferizajn 2-1 (22-25, 25-15, 15-9).
Vendin e tretë e zuri Kastrioti, pas fitores kundër Ferizajt me rezultat 2-0 (25-18, 25-12).