Shkodranët “përshëndeten” me mesfushorin!
Pas tre vitesh si pjesë e Vllaznisë, klubi kuqeblu dhe Fjoart Jonuzi ndëprejnë bashkëpunimin. Ishin vetë shkodranët të cilët nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale bënë të ditur largimin e mesfushorit duke i uruar suksese për të ardhmen. Në këto tre vite që mbajti veshur fanellën e Vllaznisë, 26-vjeçari kontribuoi edhe në fitimin e dy Kupave të Shqipërisë.
Në sezonin e fundit mes kampionatit, Kupës së Shqipërisë, Superkupës dhe ndeshjeve në Europë, Jonuzi regjistroi 45 prezenca me Vllazninë duke gjetur në tetë raste edhe rrugën e rrjetës.
Mbetet për t’u parë tashmë destinacioni i radhës për mesfushorin i cili është i lirë të zgjedhë opsionin më të mirë për vazhdimësinë e karrierës.