Kosova U21, femrat ka mbajtur grumbullimin e radhës në Ferizaj, të enjten, para ndeshjeve të Kampionatit Ballkanik.
Vashat e drejtuara nga selektori Edon Ibrahimi dhe trajnerët Elmi Zymeri e Olta Kalludra, iu nënshtruan përgatitjeve, derisa prezente ishin 24 volejbolliste.
Kosova U21 do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik, i cili këtë vit do të mbahet në Bosnje dhe Hercegovinë mes datave 2-6 gusht, 2023.
Kosova do të jetë në grup me Malin e Zi dhe nikoqirin e turneut, Bosnjën dhe Hercegovinën.