Kosova po tregon paraqitje brilante në ndeshjet e para të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë, derisa fitore siguroi edhe Kombëtarja e femrave e përbërë nga dyshja Yllka Jashari/Melirona Avdullahu.
Çifti, në Balikesir të Turqisë, aty ku po luhen ndeshjet e këtij kampionati, në përballjen e parë triumfuan kundër dyshes nikoqire Pemlivan/Gur, të cilat i mposhtën me rezultat 0-2 (16-21, 17-21).
Të dy setet u dominuan dukshëm nga vashat "Dardane", ndërsa rivalet, më e mira që mundën të bëjnë, ishte të zvogëlonin diferencën në katër pikë në setin e dytë.
Në ndeshjen e radhës, do të përballen me çiftin rumun Hododi/Miu, me fillim nga ora 15:50.