Kombëtarja e Kosovës në Beach Volley ka pësuar disfatë në ndeshjen e dytë të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë, i cili është duke u zhvilluar në Balikesir të Turqisë.
Dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami, pasi fitoi takimin e parë, pësoi disfatë të dinjitetshme në takimin e dytë kundër çiftit turk Ozdemir/Kurv, me rezultat 2-0 (21-15, 21-16), të premten pasdite.
Ishte një performancë solide nga djelmoshat "Dardanë", të cilët u munduan të bënin më shumë, por nuk arritën të parandalojnë disfatën.
Sidoqoftë, ata ende mbeten në garë për fazat e mëtutjeshme, derisa nesër (e dielë), me fillim nga ora 11:40, luajnë kundër ekipit turk të përbërë nga volejbollistët Burak/Baysal.