Kosova fiton ndeshjen e tretë kundër Turqisë

Volejboll

Kosova fiton ndeshjen e tretë kundër Turqisë

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 13:27
Pamje nga ndeshja

Ekipi i Kosovës, meshkujt, po tregon formë të lart në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Balikesir të Turqisë, derisa ka fituar edhe ndeshjen e tretë.

Pasi fitoi të parën, pësoi disfatën në të dytën, sot dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami arriti fitore të rëndësishme për të qëndruar në garë më tutje për titull, duke mposhtur dyshen turke Burak/Baysal.

"Dardanët", e drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, triumfuan me rezultat 2-0 (21-15, 21-18).

Ishte një paraqitje brilante, e dominuar në të dy setet nga tanët, ndërsa shpresojmë në performancë të njëjtë edhe në përballjen e radhës.

Kur flasim për ndeshjen e radhës, ajo do të jetë kundër ekipit nga Serbia (Rajkovqc/Mkariq) sot, e shtunë, me fillim nga ora 15:20.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat