Abedin Ibrahimi, prej personaliteteve më të shquara sportive dhe nënkryetar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Ish presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës, njeriu që i ka dhënë shpirt volejbollit dhe që kontriboi shumë si trajner dhe në forma tjera në vitet e gjeneratës së sakrificës, ka përgëzuar punën e gazetës “Bota sot”.
“Urime përvjetori i gazetës ‘Bota sot’.
Gjithmonë dritarja më e madhe për sportin e sportistët/et, me në krye të madhin, gazetarin e sportit Kemajl Goca.
Urime”, ka uruar Ibrahimi.