Valon Mustafa fillon kursin për licencën e gjyqtarit ndërkombëtar të Beach Volley!
Me rekomandimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Valon Mustafa ka aplikuar dhe është pranuar në kursin për licencim si gjyqtarë ndërkombëtar i volejbollit në rërë, i cili do të mbahet mes datave 8-17 korrik, 2023, në Leuven të Belgjikës.
Në këtë kurs do të marrin pjesë 20 gjyqtarë nga vende të ndryshme.
"Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar. Falenderoj Federaten e Volejbollit të Kosovës për mundësinë e dhënë për pjesmarrjen në kursin për gjyqtarë ndërkombëtar të Beach Volleyt.
Jam ngarkuar me një përgjegjësi të madhe që shpresoj që ta përfundoj me sukses kursin për licencim si refer ndërkombëtar i Beach Volleyt," ka thënë Mustafa për faqen e Federatës së Volejbollit.