Kombëtarja U22, femrat, e Kosovës është vendosur në Hotel "Freskia" të Skenderajt, ku do t'i nënshtrohet një kampi 11 ditorë, para aventurës së vështirë që e pret në kualifikueset e Kampionatit Evropian, të cilat do të mbahen në Çeki, mes datave 20-23 korrik, 2023.
Kosova do të jetë pjesë e Grupit C, së bashku me Çekinë, Turqinë dhe Austrinë.
"Dardanet" do të stërviten nga dy herë në ditë, në mëngjes duke kombinuar fitnesin dhe anën teknike në palestër, duke i ndarë lojtaret në grupe - nga 1 orë e 45 minuta për secilin grup në mëngjes.
Ne mbrëmje angazhohet i tërë grupi për të punuar ne anën taktike dhe përgatitjen e lojës.