Kosova U19 luan ndeshjen e parë të Ballkanikut!
Kombëtarja U19 e Kosovës është mposhtur nga Mali i Zi, në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Ballkanik të kësaj grupmoshe.
Vashat "Dardane" pësuan disfatë me rezultat 0-3 (18-25, 19-25, 23-25), në një përballje ku ekipi ynë tregoi paraqitje dinjitoze, sidomos në setin e tretë, mirëpo, në fund u desh të pajtohet me disfatën.
Ndeshjen e radhës Kosova U19 e zhvillon kundër Bullgarisë, të mërkurën, me fillim nga ora 18:30.