Kosova U22 vazhdon me përgatitje para kualifikueseve të Evropianit!
Kombëtarja U22 e Kosovës, meshkujt, po i vazhdon përgatitjet në Suharekë, para kualifikueseve të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe.
Kontigjenti i volejbollistëve, i drejtuar nga selektori Faton Mustafa dhe ndihmësit e tij Ramadan Parduzi dhe Valon Mustafa, filloi përgatitjet nga e hëna, ndërsa po stërvitet nga dy herë në ditë me intensitet të lartë.
Harmonia brenda grupit është tejet pozitive, ndërsa shpresohet të arrihet niveli maksimal deri në fund të përgatitjeve, para sfidës së kualifikueseve të Evropianit, të cilat do të zhvillohen mes datave 20-23 korrik.