Kosova U19, meshkujt ndeshet me Moldavinë në përballjen e Kampionatit Ballkanik!
Kombëtarja U19 e Kosovës, meshkujt, luajti edhe ndeshjen e dytë të Kampionatit Ballkanik, sot (e enjte), kundër Moldavisë.
Djelmoshat kosovarë pësuan disfatë me rezultat 3-0 (25-23, 25-14, 25-22), duke treguar rezistencë më të fortë në setin e parë dhe të tretë.
Sot, e premte, me fillim nga ora 11:30, hidhet shorti për një prej vendeve 7-8-9, ndërsa "Dardanët" do të ndeshen me njërën nga; Bosnja dhe Hercegovina ose Greqia.