Kosova U22, meshkujt, fiton ndeshjen në tavolinë kundër Maqedonisë!
Kombëtarja U22 e Kosovës në volejboll, meshkujt, ka siguruar fitore pa zhvilluar ndeshjen kundër Maqedonisë, e cila nuk arriti të luante për shkak të një lëndimi të njërit prej lojtarëve të ekipit, në kuadër të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë.
"Dardanët" tash i pret sfida e vështirë kundër Rumanisë, të cilën e zhvillojnë sot me fillim nga ora 18:30.
Ekipi i përbërë nga dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami është tejet e motivuar të sigurojë pozitën e parë në grup dhe të sigurojë gjysmëfinalen e garës.