Kosova U22, meshkujt, siguron gjysmëfinalen e Kampionatit Ballkanik në Beach Volley!
Kombëtarja U22 e Kosovës në volejbollin e rërës, meshkujt, ka treguar paraqitje fantastike në ndeshjen kundër Rumanisë të zhvilluar sot, për të prekur gjysmëfinalen e madhe të Kampionatit Ballkanik.
Ekipi i përbërë nga Ermal Maliqi dhe Erion Bajrami, e i drejtuar nga trajneri Arben Bislimi, u tregua i fortë për rivalët nga Rumania, të cilët i mposhti me rezultat 2-0 (21-18, 21-17).
"Dardanët" e rinj dominuan përballjen nga fillimi, në proces duke siguruar plasmanin në mesin e katër ekipeve më të mira të kësaj gare që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.
Në gjysmëfinale, Kosova do të ndeshet me ekipin tjetër rumun ditën e nesërme, e dielë, në orarin për të cilin do të njoftoheni me kohë.