Fushë Kosova po grumbullon lojtaret më të mira, me synime që të luftojnë titullin e kampionit të Kosovës në volejboll.
Blinera Jaha, prej volejbollisteve më të mira në vendin tonë, anëtare e kombëtares së Kosovës, ka nënshkruar me Fushën Kosovën.
“Truri i kombëtares përforcon Fushë Kosovën!
Blinera Jaha, lojtarja më e kërkuar në këtë afat kalimtar, ndër lojtaret më të trofeshme në Kosovë si në aspektin individual po ashtu edhe me klubin, anëtarja e kombëtares A, përforcon klubin tonë për sezonin e ri.
Blinera është emër i njohur për të gjithë komunitetin e volejbollit dhe dashamirët e këtij sporti jo vetëm në Kosovë, pasi që përveç që shumë herë arriti të shpallet Kampione e Kosovës, fituese e Kupës së Kosovës, fituese e Kupës së FVK, Superkupës, ajo kishe paraqitje edhe në arenën ndërkombëtare me KV Dritën dhe Kombëtaren e Kosovës.
Si organizatore e lojës, pra me rolin e pasueses ajo gjithmonë e bënte diferencën për ekipin ku luante, andaj jemi të lumtur që këtë sezon përvojën e saj do të kemi në klubin tonë, në mënyrë që objektivat e këtij sezoni ti kemi më lehtë të arritshme”, njofton mes të tjera Fushë Kosova.