Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Bahri Gjinovci vizitoi të martën pasdite kampin stërvitor të Kombëtares U22, meshkujt, në Therandë.
Presidenti Gjinovci përcolli nga afër mbarëvajtjen e stërvitjeve, duke u ndarë i kënaqur me intensitetin e punës dhe vullnetin e djelmoshave bashkë me stafin teknik.
Kujtojmë se Kosova U22 do të luajë në kualifikueset e Kampionatit Evropian, duke filluar nga data 21 deri më 23 korrik, në Istog.
Kosova është në të njëjtin grup me superfuqinë evropiane të volejbollit, Poloninë dhe Hungarinë, e cila po ashtu përbën një ekip shumë kualitativ.
Nesër, ekipi kosovar udhëton drejt Istogut ku do t'i zhvillojë dy ndeshjet në kuadër të Grupit D.