Kampioni i Kosovës, Peja, ka hequr dorë nga garat evropiane në volejboll (meshkujt).
Peja megjithatë do të garojë në garat ballkanike.
Përfaqësuesi i klubit pejan, Agron Nikçi, tha se janë pritje të konfirmimit nga Federata Ballkanike.
“Ne kemi apliku në gara Ballkanike.
Jemi në pritje të konfirmimit për kohën dhe vendin kur do të mbahet gara”, thotë Nikçi për gazetën kombëtare “Bota sot”.