Kosova U22 kryen stërvitjen e parë në Çeki - nesër fillon aventurën e kualifikueseve të Evropianit!
Kombëtarja U22 e Kosovës, femrat, ka përfunduar stërvitjen e parë në Brno të Çekisë, para kualifikueseve të Kampionatit Evropian që mbahet në këtë vend mes datave 21-23 korrik.
Vashat e drejtuara nga selektori Ylli Kadriu dhe ndihmësit e tij Dardan Husaj dhe Kastriot Azemi, kanë mbyllur përgatitjen fillestare, para sfidës tejet të vështirë kundër nikoqirit të garës, Çekisë, të premten, me fillim nga ora 19:00.
Ndeshjen e dytë, kosovaret e luajnë kundër Turqisë një ditë më vonë, me fillim nga ora 16:00, për t'u ndeshur me Austrinë më 23 korrik në të njëjtën orë.
FVK i uron fat dhe plasman sa më të suksesshëm Kosvës U22 në këtë aventurë të vështirë por premtuese evropiane.