Kombëtarja e Kosovës në beach volley (femrat) e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian të Beach Volley U22, i cili po mbahet në qytetin Timisoara të Rumanisë.
Dyshja Melirona Avdullahu/Yllka Jashari të drejtuara nga trajnerja Vildane Jashari në ndeshjen hapëse të kampionatit në kuadër të grupit A, kanë mposhtur kombëtaren rumune Hododi/Miu me rezultat 0:2 (17:21,19:21).
Kjo është një fitore mjaft e rëndësishme dhe motivuese për sfidat e radhës, për çka FVK përgëzon vajzat dhe ju uron suksese në ndeshjet tjera.
Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon sot në ora 16:30, kundër kombëtares sllovene.