Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka përfunduar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian në beach volley U22.
Në ndeshjen e fundit kundër Polonisë, dyshja Avdullahu/Jashari ka bërë paraqitje mjaft pozitive.
Në setin e dytë duke krijuar avantazh prej 4 pikëve, mirëpo në fund polaket arritën ta mbyllin setin me rezultat 23:21, duke e fituar ndeshjen 2:0, në sete.
Me rezultatet e arritura në garë, Kosova ka arritur të rangohet në mesin e 24 ekipeve më të mira të Evropës.