Volejbollistja e talentuar Megi Bislimi do të vazhdojë karrierën në Turqi.
Lajmi konfirmohet nga KVF Drita, kampione e Kosovës.
“Skuadra turke Eczacibasi Dynavit, i ka siguruar shërbimet e volejbollistes tonë, Megi Bislimi.
Lojtarja nga Akademia Drita, ka kohë që është në radarët e klubeve më të forta evropiane.
15 - vjeçarja Megi Bislimi, e cila luan në pozitën e gjuajtëses anësore, ka dhënë kontribut të madh në sukseset e KV Drita në vitin e fundit, e po ashtu edhe në Kombëtaret U17, U19 dhe U22.
Transferimi i Megi Bislimit te skuadra turke, është një super lajm për volejbollin kosovar, e po ashtu edhe mundësi për rritjen e saj profesionale në sportin e volejbollit.
KV Drita e uron për kontratën me Eczacibasi Dynavit, duke i dëshiruar shumë suksese e fat në karrierë”, njofton KVF Drita.