Tirana për meshkuj dhe Skënderbeu për femra do të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare këtë vjeshtë.
Dy ekipet shqiptare do të luajnë në dy turne të ndryshëm ndërkombëtarë sezonin 2023-2024.
Kështu, Tirana kampione e Shqipërisë, do të luajë në turneun e CEV Challenge Cup. Përballë bardhebluve të trajnerit Sako do të jetë skuadra izraelite e Maccabi Bit LVC.
Një rival i vështirë për Tiranën, që do të synojë kualifikimin.
Do të luhet me system vajtje-ardhje, ku sfida e parë luhet në datat 24/26 tetor dhe ajo e kthimit një javë më vonë.
Ekipi i Skënderbeut, nënkampion i Shqipërisë, do të luajë në BVA Cup, e njohur edhe si kupa Ballkanike, turne ku marrin pjesë ekipe nga Ballkani. Këtë vit, ky event do të zhvillohet në Gjilan të Kosovës dhe përveç Skënderbeut të Korcës e Dritës së Gjilanit do të marrin pjesë edhe turqit e Gallatasaraj si dhe grekët e Maçkopoulo Revoil.