Për të dytin vit radhazi, bashkëlojtarë e miq të volejbollistit të ndjerë Genc Zyba, do ta kujtojnë përmes turneut të volejbollit, i cili vije më 25 gusht në Bukosh të Komunës së Therandës.
“Turneu do të organizohet në këshilli i themeluar enkas për mbarëvajtjen e tij, ndërsa organizatorët i kanë paraqitur edhe numrat kontaktues, për të gjitha ekipet e interesuara për pjesëmarrje.
Nga Këshilli Organizativ, bëhet e ditur se fondi total i shpërblimeve për ekipet finaliste do të jetë 2200€, ku për vendin e parë janë dedikuar 1500€, ndërsa për të dytin 700€.
FVK i fton të gjitha ekipet e interesuara të paraqiten për regjistrim, duke kontribuar në këtë formë në masovitetin dhe nivelin e këtij turneu.
FVK dhe komuniteti i volejbollit, do ta kujtojë përherë karrierën dhe jetën e volejbollistit Genc Zyba, i cili ishte shembull brenda e jashtë parketit.
Ky turne mbështetet nga Federata e Volejbollit e Kosovës”, - njofton FVK.