Në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, u mbajt "“Tirana Open 2023 Beach Volley”, i organizuar nga Bashkia e Tiranës ne bashkëpunim me Federatën e Volejbollit Shqiptar, ku morën pjesë të dyja kategoritë meshkujt edhe femrat.
Dyshja Xhuda Kruti dhe Adelajda Prenga shkëlqyen në këtë garë shumë të fortë, duke fituar titullin e kampionit.
Organizimi për lakmi, konkurrencë e fortë por në shprehje erdhën cilësitë e dyshes Kruti – Prenga.

“Ishte një ndër aktivitetet më të bukura që është organizuar ndonjëherë në zemër të Tiranës.
Unë dhe partnerja ime Adelajda Prenga vajtëm me një qëllim të qartë, të fitonim vendin e parë edhe ja dolëm.

Bravo Bashkisë së Tiranës dhe Federatës së Volejbollit Shqiptar për super organizimin”, thotë Kruti për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Vashat festuan fitorern.

Xhuda Kruti