Një ndeshje volejbolli mes dy kolegjeve amerikane, Nebraska Huskers dhe Omaha, vendosi rekordin e tifozëve në një sfidë femash.
Sipas organizatorëve, në këtë event që u zhvillua në “Memoral Stadium”, në Lincoln, morën pjesë 92,003 tifozë.
Kjo është ndeshja e tretë në historinë e sportit të femrave që arrin të kalojë shifrën e 90 mijë tifozëve.
Rekordi i mëparshëm ishte ai me 91,648 tifozë, vendosur në ndeshjen e Champions League për femra mes Barcelona dhe Wolfsburg, luajtur në “Camp Nou” vitin e kaluar.
Organizatorët e aktivitetit të volejbollit në Nebraska deklaruan se synonin këtë rekord gjatë eventit “Volleyball Day in Nebraska” dhe në total, përgjatë gjithë ditës, kanë qenë të pranishëm mbi 2 milionë njerëz. Ndërsa në ndeshjen finale u vendos rekordi i 92,003 tifozëve.
Stadiumi ku u zhvillua eventi mban 85 mijë shikues për një ndeshje futbolli, por numri ishte më i lartë për shkak të karrigeve që ishin vendosur përgjatë fushës. Çmimet e biletave ishin 25 dollarë për të rriturit dhe 5 dollarë për të rinjtë dhe studentët.
Po në Amerikë ishte vendosur edhe rekordi i parë i një ndeshje me mbi 90 mijë shikues në një sfidë femrash. Bëhet fjalë për finalen e botërorit 1999 mes Amerikës dhe Kinës, ku të pranishëm ishin 90,185 vetë.