Volejbollistja Bleona Kadriu ka vazhduar me klubin e Skenderaj, me synime që të luftojnë për trofe.
Bleona i mbetet besnik klubit nga Drenica.
“Bleona Kadriu vazhdon me ngjyrat!
Përkundër shumë ofertave gjatë këtij viti, Bleona pa hezitim ka zgjedhur që të vazhdoj me ekipin e zemrës.
Klubi ynë KV Skenderaj falënderon Bleonen për besnikërinë e treguar ndaj qytetit dhe ekipit tonë.
Bleona Kadriu është produkt i KV Skenderaj, lojtare e përfaqësueses se Kosovës dhe luan ne pozitën e bllokeres së mesit (qendër)”, - njofton KVF Skenderaj.