Ka nisur sezon sezoni 2023-2024 në volejboll, teksa janë luajtur dy ndeshjet e para në secilën kategori. Te meshkujt,
Studenti e Partizani fitojnë dhe marrin tri pikët e para.
Të kuqtë e trajnerit Tomorri mposhtën 3-0 Teutën (25-15, 25-13, 25-15), një fitore që ishte një formalitet për Partizanin
Disi më e vuajtur fitorja e Studentit, që mposhti në Elbasan 3-0 skuadrën vendase (28-26, 25-14, 25-21). Elbasani u përpoq të fitojë e të rrëmbejë ndonjë pikë, por gaboi në momentet vendimtare, aty ku Studenti bëri diferencën dhe e meritoi fitoren.
Te femrat, dy fitore jashtë fushe për Partizanin kampion dhe Barleti Volley. Skuadra e kuqe mposhti me lehtësi Teutën me rezultatin 3-0 (25-19, 25-11, 25-8), ndeshje e luajtur në qytetin e Durrësit. Fitore e merituar e skuadrës së trajneres Prenga, që synon mbrojtjen e titullit kampion.
E lehtë edhe fitorja e skuadrës barletase, që mundi po 3-0 Lushnjën, ndeshje e luajtur në Farkë. Ndeshja pati disi rivalitet në fundin e saj, por gjithsesi, Barleti Volley e kontrolli lojën (25-14, 25-20, 25-19) dhe e meritoi fitoren, duke marrë tri pikët e para në kampionat.
Femra, java e parë
Teuta – Partizani, 0-3
Lushnja – Barleti Volley, 0-3
16/9, Pogradeci – Tirana
16/9, Skënderbeu – Vllaznia
Meshkuj, java e parë
Elbasani – Studenti, 0-3
Teuta – Partizani, 0-3
16/9, Skënderbeu – Vllaznia
16/9, Erzeni – Tirana