Janë luajtur ndeshjet e mbetura të javës së parë të Superligës në volejboll për meshkuj. Vllaznia fitoi 3-1 në Korcë ndaj Skënderbeut vendës (25-18, 25-20, 19-25, 25-23), duke marrë tri pikë të rëndësishme jashtë fushe.
Erzeni mundi 3-1 Tiranën kampione, duke u hakmarrë për humbjen në finalen e Kupës së Federatës një javë më parë (25-13, 25-22, 22-25, 25-20). Bardheblutë ishin larg asaj skuadre që u pa në fushë 7 ditë më parë, ndërsa Erzeni luajti më mirë dhe e meritoi fitoren.
Te femrat, në dy takimet e luajtura sot, skuadra e Skënderbeut mundi në Korcë 3-0 Vllazninë (25-12, 25-15, 25-14), një ndeshje që ishte një formalitet për vendaset. Skënderbeu e dominoi ndeshjen dhe e meritoi fitoren, duke vijuar serinë pozitive të këtij sezoni, ku fitoi edhe Kupën e FSHV-së.
Pa probleme fitoi po 3-0 edhe Tirana, që mundi debutueset pogradecare (25-17, 25-21, 25-17), ndeshje e luajtur në Korcë. Epërsia e skuadrës bardheblu ishte e madhe, që e dominoi ndeshjen dhe meritoi fitoren, duke e bërë të vështirë debutimin e Pogradecit në Superligë.
Femra, java e parë
Teuta – Partizani, 0-3
Lushnja – Barleti Volley, 0-3
Pogradeci – Tirana, 0-3
Skënderbeu – Vllaznia, 3-0
Renditja: Barleti Volley 3 pikë, Partizani 3 pikë, Tirana 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Vllaznia 0 pikë, Pogradeci 0 pikë, Teuta 0 pikë, Lushnja 0 pikë.
Meshkuj, java e parë
Elbasani – Studenti, 0-3
Teuta – Partizani, 0-3
Skënderbeu – Vllaznia, 1-3
Erzeni – Tirana, 3-1
Renditja: Partizani 3 pikë, Studenti 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Erzeni 3 pikë, Tirana 0 pikë, Skënderbeu 0 pikë, Elbasani 0 pikë, Teuta 0 pikë.