Janë luajtur ndeshjet e javës së dytë të Superligës në volejboll për femra.
Tri skuadra kryesojnë renditjen me nga 6 pikë të plota. Partizani kampion fitoi 3-0 ndaj Lushnjës (25-7, 25-15, 24-14), në një ndeshje që zgjati rreth 60 minuta dhe që u dominua nga kampionet.
Pa probleme fiton edhe Tirana, që në shtëpinqë e saj mundi 3-0 (25-9, 25-12, 25-10) Teutën, në një ndeshje që ishte si një stërvitore për bardheblutë. Skënderbeu fitoi 3-1 ndaj Pogradecit në derbin juglindor, në një ndeshje që nisi më mirë për korçaret, por që në fund dhuroi rivalitet.
Skënderbeu fitoi 25-17 e 25-15 setet e para, por liqenoret fitojnë 25-19 setin e tretë. Gjithçka vendoset në setin e katërt, fituar 26-24 nga Skënderbeu. Në Shkodër, Vllaznia mundi 3-0 (25-10, 25-23, 26-24) Barleti Volley, në një ndeshje të dueluar deri në fund nga të dyja ekipet.
Femra, java e dytë
Vllaznia – Barleti Volley, 3-0
Tirana – Teuta, 3-0
Partizani – Lushnja, 3-0
Skënderbeu – Pogradeci, 3-1
Renditja: Partizani 6 pikë, Tirana 6 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Barleti Volley 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Pogradeci 0 pikë, Teuta 0 pikë, Lushnja 0 pikë.