Kampionatet kombëtare të volejbollit do ta nisin nesër javën e tretë, teksa do të luhen pesë takime, dy te femrat dhe tri te meshkujt, për t’u kompletuar më tej të shtunën me sfidat e mbetura.
Superliga e femra do ta hapë javën e tretë me takimin ndërmjet Lushnjës dhe Tiranës, përballje që do të zhvillohet në sallën “Farie Hoti” me myzeqaret që luajnë si pritëse. Më tej, në orën 17:00, në “Asllan Rusi”, do të jetë radha për derbin e kryeqytetit ndërmjet Barletit dhe Partizanit.
Të shtunën do të jetë radha për dy ndeshjet e mbetura, Pogradeci-Vllaznia në Korçë dhe Teuta-Skënderbeu në Durrës.
Për sa i përket Superligës së meshkujve, në orën 17:00 Tirana sfidon në transfertë Elbasanin, më tej në orën 19:00 do të jetë radha për derbin e kryeqytetit, Studenti-Partizani, në “Asllan Rusi”.