Golden Eagle Theranda e pret fituesin e Superkupës

Volejboll

Golden Eagle Theranda e pret fituesin e Superkupës

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 23:14
Orari - meshkujt

Superliga A në të dyja konkurrencat, do ta nisë aventurën e re, për edicionin 2023/24, gjatë ndeshjeve që janë në program në fundjavë.

Në konkurencën e djemve, vie super përballja mes Dritës dhe Pejës, që do të jetë edhe derbi i javës së parë, i planifikuar të zhvillohet të dielën në orën 18:00.

Në ndeshjen tjetër, në Therandë, Golden Eagle Theranda e pret fituesin e Superkupës, KV Skënderbeu, në takimin e planifikuar të shtunën në orën 18:30.

Image

Orari - femrat

Ndërkohë në palestrën “Better Life” në Lipjan, të shtunën nga ora 20:00, Ulpiana vendase, ndeshet me Ferizajn.

Në Superligën A të vajzave, në javën e parë veçohet dueli në Gjilan, mes Fer Volley e KV Drita, i planifikuar për të dielën në orën 18:00.

Fer Volley e luan takimin në Gjilan në cilësinë e vendasit, në pamundësi për të luajtur në qytetin e Ferizajt.

Fushë Kosova që hyn poashtu me ambicie në këtë edicion, ndeshet me KV Prishtina ‘75 (ish-M Technologie), takim ky i planifikuar për të shtunën në orën 17:00.

Klubi me nam KV Kastrioti, i rikthyer në Superligën A, në ndeshjen e parë të edicionit të ri ndeshet me nënkampionin e Kosovës KV Skenderaj, të shtunën nga ora 19:00.

Edhe Kastrioti e luan takimin në Skenderaj, në pamundësi për të luajtur në qytetin e Ferizajt.

Edicioni 2023/24 në të gjitha rangjet e garave të volejbollit, do të sjellë për herë të parë aplikimin e proceseve elektronike “e-scoresheet”, përmes së cilave, volejbolli i vendit tonë bën një hap të madh drejt digjitalizimit dhe ofrimit të të dhënave në kohë reale, për secilën ndeshje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat