Kampioni i Kosovës në volejboll në konkurencën e djemve, KV Peja, ka pësuar në ndeshjen e parë të BVA Kupës Ballkanike në volejboll.
Përballë verdhezinjëve u gjend ekipi nikoqir Bursa Buyuksehir Voleybol , ndaj së cilëve humbi 3 me 0, në sete 25:11, 25:10, 25:20.
Për KV Peja, kjo ishte ndeshja e parë e këtij edicioni, ku po marrin pjesë ekipe nga Kosova, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina, Greqia e Serbia.
Ndeshjen e ardhshme KV Peja e zhvillon të premten, më 6 tetor 2023, ndaj KV Universiteti, Tetovë.