KV Peja e fitoi ndeshjen e dytë të grupit B në BVA Kupën Ballkanike, ndaj KV Universiteti nga Tetova me rezultat 3:0.
Pejanët ishin më të mirë në secilën nga setet në ndeshjen që zgjati 1 orë e 18 minuta, ndaj skuadrës nga Tetova.
Secila prej periudhave u karakterizua nga rivalitet, meqë tetovarët përkundër humbjeve në sete, në secilën prej tyre arritën minimumi 21 pikë.
Setin e parë Peja e fitoi 25 me 21, ndërsa periudha më rivalizuese ishte seti i dytë, të cilin “shqiponjat” e fituan 25 me 23.
Sikurse seti i parë, edhe në të tretin “universitarët” u kufizuan në 21 pikë, e në këtë formë, kampioni i Kosovës e siguroi fitoren e parë në BVA Kupën Ballkanike për djem.
Kjo fitore u mundëson pejanëve të garojnë për të synuar podiumin, në garën ku përveç tyre po marrin pjesë 6 ekipe, nga Turqia, Greqia, BeH, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
FVK e përgëzon KV Peja për këtë triumf, duke u dëshiruar suksese të reja deri në mbyllje të garës.