Gjyqtari i vetëm nga Kosova me thirrje të FIVB-së, Istref Elezaj, ka marrë vlerësim maksimal gjatë ndarjes së drejtësisë në ndeshjen e raundit të dytë të 1/32 finales CEV Challenge Cup, mes VBC Casalmaggiore dhe IGOR Novara.
"Elezaj ishte gjyqtar i parë, në paraqitjen e tij të pestë në Kupat Evropiane, kur të enjten në Viadana të Italisë, ka qenë gjyqtar në duelin e dy ekipeve italiane.
Ai mori vlerësim maksimal edhe nga delegati i ndeshjes Filipoo Niedu.
Partner në ndarjen e drejtësisë në këtë ndeshje, Elezaj e pati gjyqtarin polak Wojciech Glod.
Kjo ishte ndeshja e kthimit mes këtyre skuadrave, me IGOR Novara që e fitoi edhe ndeshjen e dytë 3:0 (25:13; 25:18; 25:23), për ta siguruar kualifikimin në 1/16 e CEV Challenge Cup.
Këto dy ekipe njihen për rivalitetin edhe në Serie A, ku në kuadër të së cilës garë do të ndeshjen edhe të dielën", shkruan në faqen e FVK-së.