Vitet e pasluftës kanë qenë interesante në sportin skofiar, ku në sipërfaqe dolën disa volejbolliste, që bënë diferencën në fushën e lojës.
Arbenta Imeri - Bajramaliu, ish volejbolliste dhe ish anëtare e kombëtares së Kosovës, aktualisht trajnere, që ka luajtur në dy pozita: Bllok dhe pranuese, nuk e harron periudhën e artë me klubin e Kastriotit të Ferizajt dhe Mabetexin e Prishtinës.
“Klubi i Kastriotit ishte adresa ku unë u rrita si sportiste.
Ishim ekip e re në moshë por bënim shumë punë dhe ndjenim sikur frymonim njëjtë gjatë lojës, i gëzoheshim shënimit të pikës nga bashkëlojtarja sikur të kishim shënuar vetë.
Kalimi im në ekipin e KV Mabetex ishte një hap tjetër aty pata nderin të jem kapitene e klubit me vite, u stolisem me tituj e kupa”, thotë Ymeri – Bajramaliu.
Çfarë thotë Arbenita Ymeri për lojtare e dëshmuara në vitet e pas luftës, si Shemsie Asllanaj, Afërdita Sadiku, Ganimete Gërbovci, Vlora Berisha?
“Bashkelojtaret e mija Afë[rdita Sadiku, Vildane Jashari, Shemsie Asllanaj, Arta Ramadani, Ganimete Gërbovci, Mimoza Shkodra, Vlora Berisha e shumë tjera janë emra që nuk duhet të harrohen asnjëherë nga adhuruesit e volejbollit”, ka nënvizuar Ymeri – Bajramaliu.