Dritës së Gjilanit, ashtu si i ka hije kampiones së Kosovës, me lojë dhe rezultat i dha leksion Kastriotit të Ferizajt.
Vashat e Dritës treguan cilësi duke e shkatërruar me 3:0 (25:11.25:15, 25:11) Kastrioti, në takimin e javës së katërt të elitës së volejbollit të Kosovës.
Edhe një herë Lorik Ilazi ka treguar se është trajner që punon pareshtur dhe kjo është dëshmi edhe e rezultatit të thellë.
Po ndihet shumë mungesa si trajner e Abedin Ibrahimit në klubin e Kastriotit sepse kur ishte ai trajner ky klub luftonte vetëm për trofe.