Është mbyllur faza e parë e Superligës në volejboll për femra dhe surprizat nuk munguan në takimet e javës së 7-të dhe të fundit. Partizani kampion fitoi 3-0 ndaj Pogradecit (25-19, 25-20, 25-23), duke marrë një sukses të rëndësishëm ndaj një ekipi rival dhe të fortë, sfidë e dominuar nga vajzat kryeqytetase.
Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme në kryeqytet ndaj Tiranës me rezultatin 3-0 (25-20, 25-16, 25-22), në një ndeshje ku korçaret dominuan në fushë. Bardheblutë ishin larg asaj që pritej, duke mos rivalizuar dot, ndërsa Skënderbeu u mbylli fazën e parë në krye të renditjes.
Barleti Volley ruan ritmin e skuadrave pretendente pas fitores 3-0 (25-8, 25-18, 26-24) ndaj teutës, në takimin e luajtur në “Asllan Rusi”. Ndeshje e dominuar e fituar me meritë nga barletaset. 3-1 fitoi jashtë fushe ekipi i Vllaznisë, që mundi Lushnjën në kryeqytet (25-18, 27-29, 25-22, 25-15). Lushnja mbyll renditjen ende pa asnjë pikë.
Femra, java e 7-të
Barleti Volley-Teuta, 3-0
Partizani-Pogradeci, 3-0
Lushnja-Vllaznia, 1-3
Tirana-Skënderbeu, 0-3
Renditja: Skënderbeu 19 pikë, Partizani 18 pikë, Tirana 15 pikë, Barleti Volley 11 pikë, Pogradeci 9 pikë, Vllaznia 9 pikë, Teuta 3 pikë, Lushnja 0 pikë.