Pasi ka përfunduar faza e parë e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit, ekipet përgatiten për të nisur ndeshjet e fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë. Në këtë event marrin pjesë vetëm ekipet e Superligës, në të dyja kategoritë.
Ndeshjet e para në grupe nisin sot dhe mbyllen më 4 nëntor. Ekipet janë ndarë në grupe në bazë të renditjes së skuadrave në përfundim të fazës së parë të kampionatit. Dy ekipet e para vazhdojnë më tej garën për trofeun.
Grupi A-Femra
Barleti Volley – Pogradeci, 4 nëntor
Skënderbeu – Lushnja, 4 nëntor
Grupi B-Femra
Partizani – Teuta 2 nëntor
Tirana – Vllaznia, 4 nëntor
Grupi A-Meshkuj
Partizani – Teuta, 4 nëntor
Tirana – Studenti, 4 nëntor
Grupi B-Meshkuj
Vllaznia – Skënderbeu, 3 nëntor
Erzeni – Elbasani, 4 nëntor